Katër persona me shtetësi çeke janë ndaluar në Shqipëri, pasi janë parë duke lëvizur pranë Uzinës së Poliçanit, i cili është impiant ushtarak, ka njoftuar të dielën Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë.
Sipas njoftimit të ministrisë, katër çekët janë ndaluar rreth orës 12:30, ndërsa ata kanë parë duke lëvizur te një nga tunelet e Uzinës së Poliçanit gjatë orëve të mëngjesit.
“Rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, te një nga tunelet në Uzinën e Poliçanit, janë konstatuar lëvizje të personave të paidentifikuar. Menjëherë Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuajse të gjithë komunikues me njëri-tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke. Rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm. Personat e mësipërm janë ndaluar dhe aktualisht vazhdojnë procedurat nga autoritetet e sigurisë në vend”, thuhet në njoftimin e Ministrisë, shkroi “A2CNN”.
-
Arrestohen dy shtetas bjellorusë, një rus dhe një shqiptar në Arllat
-
Dy ukrainas qëndrojnë pas shpërthimit të linjës hekurudhore në Poloni, thotë Tusk
-
Policia has tre të dyshuar me traktor që po tentonin ta kalonin kufirin, por dy ikin
-
Ndalohen 4 persona në Tiranë, “shisnin online” bileta për ndeshjen Shqipëri – Çeki për 400 euro
-
Prokuroria: Sulmuesit dyshohen për vepra terroriste