Policia e Shqipërisë po vazhdon operacionin masiv antikanabis në të gjithë territorin e vendit, nga ajri, toka e deti.
Sipas Policisë, po rikontrollohet në sera, magazina, ish depo e tunele, banesa të braktisura, tokë private e tokë shtetërore, në sipërfaqe pyjore dhe kullota.
“Kontroll edhe në të gjithë vijën bregdetare, në basene e ujëmbledhës. Operacioni drejtohet dhe monitorohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Ai i shoqëruar nga drejtori për Departamentin e Sigurisë Altin Qato, drejtori për Krimet Josif Shtëmbari si dhe nga drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Ardi Veliu, ka takuar disa grupe kontrolli të përbërë nga punonjësit e policisë së Komisariateve të Policisë Rrogozhinë e Kavajë. Policia njofton se gjatë operacionit nga forcat e Komisariatit të Policisë Krujë dhe FNSH, janë asgjësuar 463 bimë kanabis, të kultivuara në toka të hapura rishtas në Malësinë e Krujës. Gjithashtu po gjatë rikontrolli nga Forcat e Policisë së Komisariatit të Policisë Fier dhe nga FNSH-ja Fier, janë asgjësuar 114 bimë kanabis në një tokë të hapur rishtas në Pyllin e Shëndellisë në Radostinë të Fierit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin gjatë kontrollit të territorit në fshatin Milot në Kurbin, në vendin e quajtur Koder Larace në Selitë, në një zonë të pyllëzuar është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 31 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, transmeton kp.
Operacioni masiv do të vijojë deri në rikontrollin e plotë të territorit të vendit.
-
Veriu i Shqipërisë, zona me përhapjen më të madhe të kultivimit të bimëve narkotike
-
Aksion i madh kundër drogës në Shqipëri, asgjësohen mbi 24 mijë bimë kanabisi
-
Kontroll masiv në të gjithë Shqipërinë për kultivimin e bimëve narkotike
-
Operacion masiv antidrogë në Shqipëri, asgjësohen mbi 1 mijë rrënjë kanabis
-
Policia në Shqipëri me operacion masiv antikanabis