Një mashkull është arrestuar për kanosje të zyrtarëve policorë, të premten në Istog.
Të enjten, dy policë të tjerë përfunduan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e lëndimeve që morën pasi u sulmuan fizikisht nga tre persona në Obiliq, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRastet e sulmeve ndaj pjesëtarëve të saj kanë qenë të shpeshta në raportet e përditshme të policisë.
Kthyer në mesatare, i bie që gjatë vitit 2017 pothuajse çdo javë ka ndodhur nga një sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë.
17 prej këtyre rasteve, sipas Policisë, kanë ndodhur në pikat e kontrollit në trafik dhe kryesisht kanë të bëjnë me mospranimin e gjobës për kundërvajtje.
Pos këtyre statistikave, në Zyrën për Media të Policisë nuk ka pranuar të flasin para kamerës e as nuk kanë dhënë detaje të tjera për këtë çështje.
Tërësisht të pambrojtur nga eprorët e tyre, por edhe organet e drejtësisë, janë pjesëtarët e forcave të rendit sipas nënkryetarit të Sindikatës së Policisë.
Tejet shqetësues, sipas Shaban Tashollit, nënkryetar i Sindikatës së Policisë, është edhe fakti sulmuesit e policëve shpeshherë lirohen në procedurë të rregullt.
Ndërsa shton se Policët nuk trajtohet sipas ligjit për ta para gjykatës.
Arsyeja e frikësimit nga suspendimi dhe humbja e vendit të punës sipas Tashollit, janë shkaqe që policët nuk përdorin forcë kur sulmohen.