Policia e Shkodrës ka shpëtuar tre turistë anglezë në zonat turistike malore të Thethit, pasi kishin humbur kontaktet mes tyre mbrëmjen e djeshme, në zonën e quajtur Qafë Thore.
“Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me banorët e zonës, janë vënë në kërkim të turistëve dhe pas disa orë kërkimesh, tre turistët anglezë u gjetën në kushte të mira shëndetësore dhe momentalisht gjenden në fshatin Bogë, ku janë strehuar në bujtinë”, bën me dije policia, përcjell Oranews.
Një falënderim shkon edhe për banorët e zonës nga ana e policisë, të cilët u sensibilizuan me ngjarjen dhe ndihmuan në gjetjen e tyre.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia shpëton tre turistë anglezë që kishin humbur në zonën e Thethit
-
Kërkohet ndërhyrja e helikopterit për tre turistë çekë të bllokuar në Theth
-
Policia shqiptare shpëton turisten polake që ishte bllokuar në Theth
-
Dy turistët belgë të humbur në Theth gjenden në Tropojë
-
Rrëzohet në Theth turisti polak dhe thyen të dyja këmbët