Një turist polak ka rënë në zonën e Thethit duke thyer këmbët.
20-vjeçari ka njoftuar në numrin 112 duke kërkuar ndihmë, pasi nuk ecte dot për shkak të dëmtimeve të marra në këmbë.
Për shkak të orës së vonë dhe errësirës, ishte i pamundur dërgimi i helikopterit dhe në këto kushte punonjësi i policisë së zonës Theth ka njoftuar banorët, të cilët së bashku me Policinë janë vënë në kërkim të turistit.
Rreth orës 21.30, banorët e zonës së bashku me punonjësin e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e turistit polak, si dhe transportimin e tij deri në rrugën e makinës.
Më pas 20-vjeçari është transportuar me autoambulancë në qendrën shëndetësore të Thethit dhe pas ndihmës së parë mjekësore rezultoi se nuk ka asnjë problem për jetën dhe as dëmtime serioze fizike/A2CNN.
{gallery}
-
Kërkohet ndërhyrja e helikopterit për tre turistë çekë të bllokuar në Theth
-
Policia shqiptare shpëton turisten polake që ishte bllokuar në Theth
-
Policia shpëton tre turistë anglezë që kishin humbur në zonën e Thethit
-
Shpëtohen në Theth tre turistë anglezë që kishin humbur kontaktet
-
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit me operacion në Bjeshkët e Nemuna