Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shpërthen një veturë në Tiranë

Një veturë ka shpërthyer me eksploziv, mbrëmë në Tiranë.

Shpërthimi ka ndodhur në zonën e 9 katsheve, pranë Prokurorisë së Përgjithshme, bën të ditur TCH.

Vetura që ka shpërthyer ka qenë tip “Smart”, në pronësi të një femre, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, për shkaqe hetimi. Nga shpërthimi raportohet se nuk ka asnjë të lënduar.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin ku ndodhi shpërthimi dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm