Burrë e grua kanë marrë plagë të konsiderueshme si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Selenicë të Vlorës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 05:53 në banesën e bashkëshortëve.
"Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar pronarët e banesës, 49 vjeçari R.S dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare M.S. Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar", sqaron policia.
Ndërkohë bëhet e ditur se nuk ka persona të tjerë të lënduar dhe gjithashtu banesa nuk përbën rrezik nga zjarri për banesat e tjera.
Grupi hetimorë po vijon veprimet e mëtejshme proceduriale.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre persona dërgohen në Urgjencë pas shpërthimit të bombolës së gazit në Podujevë
-
Tre të lënduar në Mitrovicë nga shpërthimi i bombolës së gazit
-
Dy të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit brenda lokalit në Prishtinë
-
Dy të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në Prishtinë
-
Dy të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Mitrovicë