Prizren, 19 tetor - Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën Prokurorisë Themelore në Prizren, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale E.B. , e cila do të zgjasë deri më datën 17 nëntor 2017.
I pandehuri me iniciale E.B. dyshohet se me datën 17 tetor 2017, rreth orës 15.00, në Stacionin e Autobusëve në Suharekë ka shpërndarë e shitur substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë. Në njoftim theksohet se ai në afërsi të Stacionit të Autobusëve personit me iniciale T.H. ia ka shitur sasinë prej 1.59 gr. substancë narkotike, e cila dyshohet të jetë marihuanë, dhe me rastin e kontrollimit të kryer në shtëpinë e të pandehurit është gjetur sasia e narkotikut në peshë prej 8.33 gr. . Në këtë mënyrë i pandehuri ka vepruar në dëm të vlerave të shoqërisë e cila mbron jetën e njerëzve, e sidomos shëndetin e të rinjve. Është shqetësuese për shoqërinë se këto vepra janë në rritje e sipër në territorin e fushë veprimit të kësaj gjykate, thekson njoftimi.
Me këtë veprim i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par. 2 të KPRK-së.
-
Një muaj paraburgim pasi shiste, blinte e shpërndante drogë
-
Paraburgim personave që u kapën në laborator të drogës në Suharekë
-
Një muaj paraburgim kaçanikasit për dyshimet për veprat penale që ndërlidhen me narkotikë
-
Nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve që sulmuan fizikisht dy persona në Suharekë
-
Një muaj paraburgim për posedim të substancave narkotike