Një prej hajdutëve më famëkeq në Britaninë e Madhe u shpall fajtor për një seri vjedhjesh. i njohur si “Skifteri i Wimbledon”, 42-vjeçari shqiptar Astrit Kapaj, pranoi se kishte vjedhur stoli dhe para me vlerë prej 500 mijë paundësh përgjatë 22 plaçkitjeve në lagjen e pasur të Londrës, që prej vitit 2008.
Më herët u sugjerua se ai ishte përgjegjës për më shumë grabitje, me një vlerë totale prej 10 milionë paundësh, çka do ta bënte atë një prej hajdutëve më të “suksesshëm” të Europës. Vëllai i 42-vjeçarit tha në gjykatë se Kapaj kishte emigruar në Britaninë e Madhe në vitet 90-të me pretendimin se ishte shtetas i Kosovës, por në të vërtetë ai është nga fshati Gjorm i Vlorës.
Babai i dy fëmijëve jetonte dhe kishte një biznes në Mançester dhe udhëtonte mbi 300 km drejt Londrës për të kryer plaçkitjet gjatë natës. Policisë britanike ju deshën 10 vjet për ta kapur, pasi ishte mjaft inteligjent. Kapaj shmangte me mjeshtëri alarmet dhe hynte në banesa përmes tubave të kullimit. Ne të kaluarën kishte punuar si inxhinier dhe mund të çaktivizonte kamerat e sigurisë.
Britanikja “Daily Mail” shkruan se viktimat e Kapaj e pritën me entuziazëm fundin e terrorit të shkaktuar prej tij, me disa prej tyre që thanë se do të organizonin festa. Ndër të tjera shqiptari ka vjedhur edhe shtëpitë e ish-legjendës së tenisit, Boris Becker dhe ish-futbollistit Nicolas Anelka, i cili në një rast e ndoqi nga pas me vrap, por nuk e kapi dot.
-
Shqiptari që vodhi Boris Beckerin dënohet në Londër
-
Hajdutët shqiptarë dënohen në Britani për grabitje, në shënjestër edhe shtëpia e ish-yllit të Aston Villas
-
I dënuari për dhunim në Britani kërkohet për vjedhjen në Kosovë
-
Vidhen stoli në vlerë rreth 12.5 milionë euro në një shtëpi në Londër
-
Shqiptari që grabiti rezidencën e Sterlingut dënohet me 13 vjet burgim