Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

SHKK inicion procedurë disiplinore ndaj gjashtë të dënuarve

Foto: Koha / ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës të dielën ka realizuar një operacion kontrollues në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Sipas njoftimit, gjatë realizimit të këtij operacioni janë gjetur gjëra të palejueshme, me ç‘rast janë konfiskuar dy telefona celularë, tri sim-kartela, dy ngjitës special, dy usb dhe një mikroqip.

Si rezultat i këtyre gjetjeve, janë iniciuar procedura disiplinore ndaj gjashtë të dënuarve.

Operacioni është monitoruar nga stafi i lartë menaxhues i Q.K Dubravë, dhe siç njoftohet, e gjithë procedura ka qenë e befasishme dhe profesionale.

Me qëllim të parandalimit dhe reduktimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë me operacione të rregullta të kontrollës nëpër të gjitha qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit.