Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shkëputet masivi shkëmbor në Qafën e Llogarasë, bllokohet aksi rrugor

Aksi rrugor Orikum-Llogara është bllokuar mëngjesin e sotshëm si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmbor.

Shkak janë bërë reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë sot mbarë territorin e vendit.

Mësohet se është bllokuar segmenti në afërsi të Dukatit. Momentalisht aksi rrugor është bërë i pakalueshëm, duke krijuar radhë automjetesh.