Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shkëmbim zjarri mes dy grupeve në Prishtinë

Një incident me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën UÇK në Prishtinë.

Sipas informatave të para ka pasur shkëmbim zjarri mes dy grupeve, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia e Kosovës dhe ambulancat janë parë në vendin e ngjarjes.

Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

“Ju njoftojmë se me datën 12.04.2017 rreth orës 21:27 në rr.”UÇK” janë dëgjuar të shtëna me armë. Njësia policore ka arritur në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në dy gëzhoja dhe një fishek të pa shkrepur. Në bazë të informacioneve të deritashme nuk raportohet për të lënduar. Në lokacion kanë dalë njësitet relevante policore, hetuesia dhe krim-teknika të cilët po merren me ekzaminimin e vendit të ngjarjes”, ka thënë ai.