Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shkelet me veturë një grua jashtë qendrës së votimit në Lipjan

Një grua me probleme mendor dyshohet se është goditur nga një veturë në oborrin e shkollës “Ismail Luma” në qytetin e Lipjanit derisa ishte duke dalë nga qendra e votimit dhe më pastaj vetura është larguar nga vendi i ngjarjes.

Për rastin nuk është njoftuar prokurori kujdestar derisa Policia e ka cilësuar si aksident i komunikacionit, raporton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Menaxheri i kësaj qendre të votimit Driton Sadiku, ka thënë se Policia e Kosovës ka intervenuar me shpejtësi, mirëpo sipas tij personi kishte probleme mendore.

“Sipas informacioneve rasti ka ndodhur në oborr të shkollës, mirëpo dyshohet se personi kishte probleme mendore, por sidoqoftë Policia ka intervenuar me kohë dhe po merret me rastin”, ka thënë Sadiku.

Nga ana tjetër zyrtarë të Policisë në Lipjan nuk kanë dashur të flasin rreth kësaj ngjarje përveçse e kanë konfirmuar rastin dhe se prokurori nuk duhet të merret me gjëra të tilla të cilat cilësohen si aksidente në komunikacion.