Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shkelen dy çiklistë në Skenderaj

Dy çiklistë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë shkelur nga një veturë dje në Rrezallë të Re të Skenderajt, bën të ditur Policia e Kosovës.

“Raportohet se i dyshuari, shqiptar, derisa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur dy çiklistë”, thotë PK, transmeton Koha.net.

Si pasojë e aksidentit, çiklistët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor .

Image
Image

 

Artikuj të ngjashëm