Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shkaktoi aksident derisa voziste e dehur, arrestohet një grua në Pejë

Arrestohet një grua

Foto: Ilustrim

Një grua është arrestuar të dielën në Pejë, pasi dyshohet se ka shkaktuar aksident trafiku derisa po voziste nën ndikim të alkoolit.

Rasti ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit në rrugën “Eliot Engel” të kësaj komune, ka njoftuar Policia të hënën.

Ajo ka goditur një veturë tjetër, por nga ky aksident askush nuk ka pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.