Policia e Kosovës ka gjetur dy kallashë e municion në një shtëpi në Zveçan mëngjesin e së dielës.
Policia ka pranuar informacionin se në Zveçanin e vogël, në një shtëpi dyshohet për armë ilegale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë operacionit që zyrtarët kanë ndërmarrë më pas në kontrollin e shtëpisë, në tavanin e saj kanë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri AK-47, disa karikatorë, një sasi e municionit dhe një elektroshok.
“Policia e Kosovës posedon informacione lidhur me personin e dyshuar mashkull serb të cilit i përket shtëpia e banimit, e i cili dyshohet se gjendet në Serbi”, ka thënë PK.
Policia ka theksuar se rasti nuk ndërlidhet me procesin e votimit për apo kundër largimit nga funksioni i kryetarëve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit.