Policia e Kosovës ka njoftuar se hetuesit rajonalë nga Prizreni në bashkëpunim me Policinë e Mamushës e kanë kryer një bastisje në një shtëpi në kërkim të armëve ilegale.
Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov dhe shtatë gëzhoja të armës të kalibrit 7.62mm.
Arsyeja për bastisje thuhet të jenë disa fotografi të ekspozuara në rrjetet sociale.
Në njoftim theksohet se kallëzimi penal dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme.
Artikuj të ngjashëm
-
Ekspozon foto armësh në Facebook, arrestohet
-
Policia e Prizrenit sekuestron armë zjarri, kallashnikov e pistoletë
-
Policisë në Prizren iu desh të merret me zinxhirë shkeljesh në një ngjarje
-
Policia zbulon 4 kallashnikovë në një dërgesë, arrestohet një person
-
I sekuestrohen pesë armë një personi në Skenderaj