Policia Kufitare, në vendin e quajtur Vëntroku, në afërsi të fshatit Tren të rrethit Devoll, në kufirin e gjelbër, ka konstatuar dhe sekuestruar 34 kg kanabis sativa.
Lënda narkotike ishte ndarë në 32 pako dhe ishte vendosur në dy çanta sportive.
Policia po punon për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Artikuj të ngjashëm