Policia Kufitare e Rinasit ka proceduar penalisht dy persona për mosdeklarim të të hollave në kufi dhe ka sekuestruar 31400 euro.
Shtetasi G.Q. i lindur në Mal të Zi dhe banues në Austri ka deklaruar se paratë i duhen për biznes dhe nuk e dinte se duhet t’i deklaronte. Po të njëjtën gjë ka thënë edhe shtetasi turk që vinte nga Stambolli drejt Tiranës.
Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të imtësishëm të bagazheve dhe kontrollit fizik të shtetasit M. U., banues në Turqi, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën në çantën e dorës së këtij shtetasi shumën 12900 euro, të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar në momentin e hyrjes, transmeton TCH.
Po në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit fizik të shtetasit G. Q, banues në Austri, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën në çantën e shpinës shumën 18500 euro, të cilën ky shtetas në momentin e hyrjes në nuk e kishte deklaruar.
Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Policinë Kufitare Rinas, shtetasit M. U. dhe G. Q. u proceduan penalisht për veprën penale ”Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, ndërsa shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

-
Shtetasi izraelit ndalohet në Rinas me 194 mijë euro të padeklaruara
-
Në "Rinas" zihen dy shtetas turq me mbi 47 mijë euro të padeklaruara
-
Shtetasi rumun kapet në Rinas me 18.500 funte të padeklaruara
-
Shtetasi kinez tentoi të futej në Shqipëri me afro 30 mijë dollarë të padeklaruara
-
Sekuestrohen mbi 28 mijë euro nga dy kosovarë në Shqipëri