Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sekuestrohen dy armë në një aheng familjar në Polac

Janë ndaluar dy persona dhe sekuestruar dy armë në një aheng familjar në fshatin Polac të Skenderajt.

Policia e Kosovës ka raportuar se ka marrë informata për të shtëna me armë në këtë fshatë dhe gjatë kontrollit ka sekuestruar dy armë.

Të dyshuarit F.Z. 37-vjeçar dhe M.K. 44-vjeçar janë intervistuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

“Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç' rast në vendin e ngjarjes ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale fillimisht janë identifikuar disa gëzhoja, ndërsa nga dy të dyshuarit janë sekuestruar dy armë të llojit pistoleta. Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar dy të dyshuarit F. Z.,37 vjeçar dhe M. K.,44 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës. Ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale " Përdorim i armës" dhe " Armëmbajtje pa leje"”, thuhet nga Policia e Kosovës.