Policia e Vlorës ka sekuestruar 26 kg kanabis sativa dhe ka arrestuar një 21-vjeçari si zotëruesin e lëndës narkotike.
Droga është gjetur në një automjet të bllokuar nga efektivët e policisë në aksin rrugor Vlorë - Babicë e Madhe. Në pranga është vënë drejtuesi i mjetit, Monsiljo Shia.
Kanabisi ishte ndarë në 4 thasë sintetikë, të futur nëpër qese të zeza plastike.