Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sekuestrohen në Vlorë 710 kilogramë kanabis

Policia e Vlorës ka sekuestruar një sasi prej 710 kg kanabis sativa dhe ka arrestuar një person.

Në sajë të operacionit antidrogë “Weekends” u sinjalizua furgoni me të cilin po transportohej sasia e drogës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas ndjekjes së mjetit ai u bllokua mëngjesin e të premtes në shtëpinë e Selman Hamitaj nga Dukati i Vlorës.

Pas kontrollit të bërë u zbuluan 27 pako të mbështjella me natriban, dhe 8 çanta sportive. Në flagrancë u arrestua 71-vjeçari Selman Hamitaj dhe ka shpallur në kërkim B. T, 44 vjeç nga Durrësi, si autor i dyshuar që ka lidhje me këtë ngjarje.