Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sekuestrohen 190 kilogramë marihuanë në Lezhë

Policia e Lezhës ka goditur dy raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, ku janë sekuestruar në total 190 kg lëndë narkotike marihuanë dhe janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas, kurse, një shtetas tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas Policisë, në Kurbin , u arrestuan 3 shtetas , 1shtetas u shpall në kërkim si dhe u sekuestruan 153.5 kg lëndë narkotike marihuanë. Kurse, në Lezhë u arrestua 1 shtetas si dhe u sekuestruan 36.5 kg lëndë narkotike.

Artikuj të ngjashëm