Enver Sekiraça është i gatshëm që të lërë si garanci shtëpinë, lokalin, por edhe para, në rast se Gjykata e Apelit ia mundëson ndërprerjen e paraburgimit, shkruan sot Koha Ditore.
Ai është duke e vuajtur këtë masë që nga janari i vitit 2014.
Kërkesën e ka adresuar të mërkurën në seancën ku po shqyrtohej ankesa e tij dhe e Prokurorisë kundër vendimit të shkallës së parë, e cila e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 37 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza, si dhe për detyrim.
Pos kësaj kërkese, i akuzuari ka thënë se kurrë nuk do të gjendet ndonjë provë që do të vërtetojë fajësinë e tij. I ka akuzuar policinë dhe prokurorinë për montim të rastit kundër tij.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.