Një burrë nga Fushë-Kosovë është arrestuar pasi që dyshohet se nuk e ka lejuar kunatën të qëndrojë në shtëpinë e vëllait të tij.
Sipas raportit të Policisë ai nëpërmjet telefonit e ka kërcënuar edhe babanë e saj.
Rasti ka ndodhur të martën në fshatin Miradi e Ultë dhe po trajtohet si kanosje.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se përmes telefonit është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar (kunati i vajzë së tij) i cili vajzën e tij-kunatën (bashkëshorten e vëllait), duke e kanosur nuk e ka lejuar të qëndroj në shtëpinë bashkëshortit të saj”, thuhet në raportin e Policisë.
I dyshuari thuhet se me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm