Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rryma mbyt një burrë në Viti

Rryma ka mbytur një burrë dje një Viti rreth orës 18:50, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Kjo ka ndodhur kur viktima ishte duke punuar-larguar një llamarinë, me ç’rast ka rënë në kontakt me rrejtin elektrik dhe është dërguar pa shenja jete në ambulancën e Vitisë, transmeton Koha.net.

“Raportohet se viktima, mashkull shqiptar, përderisa ishte duke punuar-larguar një llamarinë, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrjetin elektrik me ç’rast ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pa shenja jete është dërguar në ambulancën e Vitisë”, thuhet në komunikatë.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës ndërsa, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.