Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrotullohet kamioni në “Rrugën e Kombit”, vdes shoferi

Një person ka humbur jetën nga një aksident në “Rrugën e Kombit” mëngjesin e sotëm.

Viktima është drejtuesi i një kamioni, i cili ka humbur kontrollin dhe është përmbysur. Aksidenti ka qenë fatal për shoferin, i cili ka humbur jetën në vend, raporton tch.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes, kanë thënë për Koha.net se kamioni kishte targa të Shqipërisë dhe ishte i ngarkuar me pisha.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet për aksidentin.