Në fshatin Kranidell të Kamenicës, ka vdekur një shofer i cili ishte duke vozitur një traktor.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se për shkaqe të panjohura, traktori u rrokullis derisa po lëvizte në një pyll.
“Drejtuesi ka mbetur nën të. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, njësiti i zjarrfikësve dhe mjeku kujdestar i QKMF në Kamenicë, i cili edhe ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport të policisë.
Me vendim të prokurori trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Kamenicë, vdes aksidentalisht shoferi pas rrokullisjes së traktorit
-
Vdes një person në Kamenicë pasi dyshohet se u rrokullis me traktor
-
Vdes një person në Rahovec pasi u rrokullis me traktor
-
Një person vdiq pasi u rrokullis me traktor në Kamenicë
-
Vdes 27-vjeçari në Kamenicë, u rrokullis me traktor