Dy persona janë lënduar pasi është rrokullisur në pasditen e sotme në Zahaq të Pejës një cisternë me naftë.
Në këtë vetaksident, janë shkaktuar dëme materiale po ashtu.
“Një vetaksident ka ndodhur në orën 16:30 në fshatin Zahaq, si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë arritur ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Pejës, Driton Rugova për KosovaPress.