Kronikë

Rrihen mes vete nëntë persona

Nëntë persona janë rrahur mes vete në Drenas pas një mosmarrëveshje që kanë pasur.

Gjashtë prej tyre janë të mitur.

Disa prej tyre kanë pasur nevojë edhe për trajtim mjekësor.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje në një biliardo, janë përfshirë në rrahje nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë, gjashtë të mitur. Si pasojë e përleshjes tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe u është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.