Një 6-vjeçar në Malishevë ka pësuar lëndime serioze në kokë pasi është rrëzuar nga rimorkio i traktorit të premten.
Djali ishte me babanë e tij kur u rrëzua.
Fëmija është dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve serioze.
“Një fëmijë 6 vjeçar ka pësuar lëndime trupore pasi është rrëzuar nga rimorkio derisa ishte me babin e tij duke bartur ushqim të bagëtive me traktor. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve ka lëndime serioze në kokë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Bie nga traktori, një person lëndohet rëndë në Malishevë
-
U rrokullis me traktor në Skenderaj, burri në gjendje të rëndë shëndetësore
-
Vdiq një person, u rrokullis me traktor
-
Rrëzohet në vendin e punës, dërgohet në QKUK i lënduari nga Malisheva
-
Rrokulliset një traktor në Suharekë, pëson lëndime të rënda pasagjeri