Të premten në fshatin Bibaj në Ferizaj ka ardhur te lëndimi i rëndë i një punëtori. Policia e Kosovës ka njoftuar se punëtori i një firme private është dërguar në emergjencën e Ferizajt, pasi ishte rrëzuar nga skelet ku ishte duke punuar.
“Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Edhe në Komoran një punëtor është lënduar në vendin e tij të punës. Punëtori i lënduar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa mjeku ka thënë se është jashtë rrezikut për jetë.
Artikuj të ngjashëm