Një turiste 60-vjeçare nga Kosova është shpëtuar sot nga mbytja nga rojet bregdetare në plazhin Rinia të Sarandës.
Shtetasja Sabrie Hyseni kishte hyrë e vetme për t’u larë, por më pas kishte bërë thirrje për ndihmë, shkruan Shekulli.
Rojet bregdetare Moisi Cera dhe Lorent Noga shkuan në ujë për t’i ardhur në ndihmë.
Ata i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas pushuesja është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Sarandës.
Shtetasja Sebrie Hyseni ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy pushues nga Kosova rrezikojnë mbytjen në Shëngjin, 30-vjeçarja në gjendje të rëndë
-
Një grua nga Kosova në gjendje të rëndë pasi rrezikoi të mbytej në Shëngjin
-
40-vjeçarja nga Kosova dërgohet në urgjencë pas rrezikut për t’u mbytur në det në Shëngjin
-
Rojet e plazhit shpëtojnë pushuesen 35 vjeçare që po mbytej në Velipojë
-
Në Vlorë roja i plazhit shpëton një pushues nga Kosova