Kronikë

Rrëmbehet një vajzë e mitur nga ish i dashuri në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë e mitur është rrëmbyer me dhunë nga ish i dashuri i saj në Prishtinë.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e tipit Mercedes.

“Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.