Gjykata Themelore në Pejë – Dega në Istog, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.D, për shkak të dyshimit të bazuar se ka rrahur një të mitur të komunitetit egjiptian.
“Me datë 14.08.2019, në Istog, me qëllim i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor viktimës së gjinisë femërore, e moshës pesë (5) vjeçare që i përket komunitetit Egjiptian, në atë mënyrë që pasi që e dëmtuara i kërkon lëmoshë, i pandehuri të njëjtën e godet duke e rrëzuar për tokë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.
Të pandehurit L.D i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
-
Një muaj paraburgim 54-vjeçarit që dyshohet për dhunimin e 13-vjeçares në Istog
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunimin e të miturës
-
Një muaj paraburgim të akuzuarit për dhunimin e një të miture
-
Paraburgim të dyshuarit që sulmoi seksualisht 11-vjeçaren
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e një fëmije në Pejë