Të shtunën (29.06.2019), në orën 09:30, në polici është raportuar një rast i dhunës në familje në Fushë-Kosovë, ku dyshohet që i biri ta ketë rrahur nënën e tij.
E një ditë më pas (30.06.2019), është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari, mashkull shqiptar i Kosovës, i cili një ditë më parë e kishte sulmuar fizikisht dhe kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, ku të njëjtën e kishte mbajtur të mbyllur në banesë, raporton Koha.net.
“Si pasojë e sulmit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen dy persona në Fushë-Kosovë për dhunë në familje dhe sulm fizik
-
Arrestohet një person në Klinë, rrahu nënën dhe motrën
-
Katër raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit
-
Arrestohet një vajzë në Fushë-Kosovë, theri me thikë nënën e saj
-
Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, sulmoi fizikisht babanë