Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrahje te “New Born” në Prishtinë

Policia

Një rrahje ka ndodhur te “New Born” në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga Policia, dy persona janë arrestuar ndërkaq është sekuestruar edhe një armë zjarri.

“Rreth orës 10:00 është raportuar për një rrahje në rrugën ‘Dritan Hoxha’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dale në vendin e ngjarjes me ç’ rast ka arrestuar dy të dyshuar si dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Aktualisht është iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen në funksion të procedimit të mëtejmë të rastit”, ka bërë të ditur Policia.

Artikuj të ngjashëm