Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrahje për parking në Prishtinë, katër të arrestuar

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi janë përfshirë në një rrahje për parking veturash në rrugën “Kajtaz Ramadani” në Prishtinë.

Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, për çka u është ofruar tretmani mjekësor.

Me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje, kurse dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Artikuj të ngjashëm