Në Qendrën e Paraburgimit në Pejë të shtunën ka ndodhur një rrahje, ky dy persona e kanë sulmuar një tjetër.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore janë marrë me rastin, thuhet në Raportin e Policisë.
“Qendra e Paraburgimit Pejë 28.08.2021 – 12:00. Raportohet se, në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, ku dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Njësia përkatëse policore janë marrë me rastin”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm