Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrahje në parking të një autolarje në Fushë-Kosovë, tre bëhen për spital

Në parkingun e një autolarje në Fushë-Kosovës mbrëmë ka ardhur deri te një përleshje fizike mes gjashtë personave, ku disa prej tyre kanë përdorur edhe shufra metali.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, si pasojë e rrahjes, tre prej të dyshuarve kanë kërkuar ndihmë mjekësore, dy janë liruar pas tretmanit mjekësor, ndërsa njëri prej të lënduarve është duke u trajtuar në QKUK.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, të gjithë të dyshuarit janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.