Kronikë

Rrahje mes të rinjve në Mitrovicë, ka të lënduar

Një rrahje brutale ka ndodhur pasditen e së shtunës në Mitrovicë, mes disa të rinjve.

Zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për KOHËN se disa të rinj po marrin tretman mjekësor pas lëndimeve, e disa prej tyre po intervistohen. 

“Një rrahje ndërmjet disa personave është raportuar rreth orës 18:00, në rrugën " Mbretëresha Teutë" në Mitrovicë. Lidhur me rastin aktualisht policia është duke intervistuar tre persona në cilësi të të dyshuarve, ndërsa dy persona tjerë kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti, duke shtuar se rasti është duke u trajtuar.

Ndërkohë, në rrjetet sociale po qarkullojnë disa fotografi nga vendi i ngjarjes.