Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrahje mes shtetasve të huaj në Besi

Në Besi në orët e hershme të së hënës ka ndodhur një rrahje mes dy shtetasve të huaj në Besi, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Siç ka bërë të ditur policia një shtetas i huaj e ka sulmuar një tjetër. Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, ndërsa sulmuesi me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndaj tij është iniciuar rast për lëndim të rëndë trupor.