Një serb është arrestuar në Gjilan pasi raportohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull po ashtu të komunitetit serb.
Sipas njoftimit nga policia, viktima ka raportuar se është sulmuar me mjet të fortë nga i dyshuari.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur në fshatin Shillovë.