Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrahje mes nxënësve në Drenas, dy arrestohen e i treti në arrati

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy 16-vjeçarë, të cilët thuhet se kanë qenë të përfshirë në një rrahje mes nxënësve që ka ndodhur në afërsi të shkollës së mesme në fshatin Poklek të Drenasit.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes. “Sot rreth orës 08:00, është pranuar informata se në afërsi të shkollës së mesme në fshatin Poklek të komunës së Drenasit ka ndodhur një rrahje mes nxënësve. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operativo-policore ka identifikuar tre të dyshuar, dy nga të cilët janë arrestuar ndërkaq i treti është ende në arrati”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit dy prej të dyshuarve janë arrestuar, ndërsa i treti është ende në arrati.

“Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze në drejtim të veprave penale ‘vrasje në tentativë’ si dhe ‘mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës’, në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit të dyshuarit; L. Q., mashkull, i mitur,16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe L. Q. mashkull, i mitur,16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, janë dërguar në mbajtje prej 24 orësh për tu proceduar më tej, përderisa viktimave u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftim.