Një rrahje masive për shkak të një parkingu ka ndodhur dje në fshatin Shirokë të Suharekës, me ç’rast një person është plagosur me armë zjarri.
“Raportohet se tre persona meshkuj K/Shqiptarë, pas një mosmarrëveshje lidhur me një parking për automjet, janë rrahur në mes vete. Njëri nga të dyshuarit ka përdorur edhe armën e zjarrit ku dyshohet se është lënduar një kalimtar i rastit mashkull K/Shqiptar. Viktima ka marrë tretman mjekësor në qendrën e mjekësisë familjare Suharekë, ku më pas është liruar në shtëpi”, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
Policia në vend të ngjarjes ka konfiskuar një pistoletë, një karikator dhe shtat (7) fishekë të kalibrit 9 mm. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, një person i dyshuar dërgohet në qendrën e mbajtjes, kurse dy të dyshuar tjerë lirohen.