Pesë persona janë përfshirë në një përleshja që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Sheshi që së fundi ka marrë emër të ri “Medelain Albright”, ka qenë arenë e përleshjes së kësaj pesësheje.
Janë përdorur edhe shufra metalike, e të pestit janë shoqëruar në Stacion policor, për t’u liruar më pas në procedurë të rregullt.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 të 20 korrikut.
“Raportohet se pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë janë përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion dhe gjatë kontrollit tek njëri prej tyre është gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike. Të njëjtit pas konsultimit me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell Koha.net.
-
Pesë të arrestuar dhe tre të lënduar pas një përleshjeje fizike në Prishtinë
-
U rrahën mes vete, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
-
Rrahje me shufra metalike në Prishtinë, përfshihen gjashtë persona
-
Përleshen gjashtë persona në Prishtinë
-
Përleshen tre persona në Prishtinë, arrestohen dy prej tyre