Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrahje masive në Kliçinë të Pejës, nëntë të lënduar

Nëntë persona janë përfshirë në një rrahje dhe të nëntë personat kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një mosmarrëveshje që kanë pasur mes vete.

Policia e Kosovës njofton se nga kjo rrahje që ka ndodhur të hënën në mbrëmje, dy persona janë ende në spitalin e Pejës për tretman mjekësor, derisa të dyshuarit tjerë, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një AK-47 , 18 copë gëzhoja dhe dy predha.

Rasti është duke u hetuar.