Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen pesë persona në Pejë pasi sulmojnë njëri-tjetrin me shishe qelqi

Pesë persona janë rrahur mes vete me shishe qelqi, të premten në Pejë.

Policia e Kosovës njofton se “nën ndikimin e alkoolit kanë qenë katër nga të dyshuarit, lëndime të lehta trupore kanë pësuar tre nga të dyshuarit të cilëve ju është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës”.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.