Në fshatin Prapaqan të Deçanit dje ka ndodhur një rrahje masive me ç’rast janë arrestuar katër persona, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
“Raportohet se janë arrestuar katër të dyshuar, burra shqiptar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasoj dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, thotë PK, transmeton Koha.net.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar.
Artikuj të ngjashëm