Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy burra në dy raste të ndryshme sepse ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj grave të tyre, transmeton Koha.net.
Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 13:00 në fshatin Lubiçevë të Prizrenit ndërsa rasti i dytë është iniciuar në fshatin Vraniq i Suharekës, njofton Policia e Kosovës .
Në të dyja rastet viktimat janë trajtuar në institucione shëndetësore kompetente ndërsa burrat e dyshuar janë ndaluar nën masën e arrestit policor dhe ndaj tyre do të iniciohet kallëzim penal në prokurori të shtetit.
Artikuj të ngjashëm